Një urim të përzemërt për nxënësit, prindërit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës!

Shumë fat dhe suksese për të gjithë fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës!
Plot shëndet, durim dhe energji për prindërit tanë, aq të angazhuar në edukimin e fëmijëve të tyre!
Respekte pafund për të gjithë mësuesit tanë, që me profesionalizmin e tyre ditën t’ia dalin më së miri edhe në momente shumë të vështira si ato që ndeshëm gjatë vitit të kaluar!
Ky 14 shtator duhet të jetë krejt ndryshe për fëmijët që rikthehen nëpër klasa pas rreth 6 muajsh.
Gjatë gjithë periudhës së verës, ne u kujdesëm anekënd Bulqizës për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në çerdhe, kopshte e shkolla, për ta rikthyer atë në një vatër të ngrohtë të dijes ku të rritet shpresa dhe optimizmi për një të ardhme sa më të sigurtë dhe të suksesshme!
U gjendëm kudo që kishte nevojë në #Bulqizë, #Martanesh, #Fushë Bulqizë, #Zerqan, #Shupenzë, #Gjoricë, #Ostren e #Trebisht.