Bashkia Bulqizë organizoi për herë të parë aktivitetin “69 Vite Minierë & Qytet”.

Një aktivitet ku morën pjesë deputetë të qarkut, dhe personalitete të rëndësishme në jetën e vendit.

Kryetari I bashkisë z. Melaim Damzi, në fjalën e tij të rastit bëri një rezyme mbi veprimtarinë  e minierës ndër vitë dhe ndikimin e saj në jetën e qytetit dhe ekonominë e vendit.

16722705_1252419534811535_7436638248469572390_oU shpërndanë certifikata mirënjohje  në shenjë falenderimi  për inxhinierët e minierës që dhanë kontributin e tyre për vite me rradhë.

Aktivitieti u pasua nga një program I shkurtër artistik, ku dominuan motivet e zonës.

“69 vite Minierë & Qytet”  një aktivitet për Bulqizën,  I cili përcolli mesazhe të qarta për zhvillim të qëndrueshëm.

Aktiviteti bëri të gjithë bashkë për të përkujtuar ditëlindjën e qytetit dhe minierës si dhe për të shpalosur vlera të paçmuara të qytetit. Mesazhe u dhanë lidhur me punën që duhet të bëjmë të gjithë së bashku çdo ditë, për një  të ardhmë më të mirë në qytetin që duam.

16730277_1252418221478333_8971228056527703186_nMe anë të një dokumentari historia na kthehu në kohë, nga fillimet e para të ndërtimit të qytetit , deri sot, me punën që bashkia si pushtet vendor po bën për t’ju ofruar qytetarëve  të saj shërbime dhe punë konkrete.  U theksua thirrja ndaj qytetarëve dhe institucioneve kompetente,  për të bërë me shume për mjedisin dhe turizmin si hallka të rëndësishëm në ekonomi.

“Minierë & Qytet”  aktiviteti që solli të gjalla traditat e zonave së Bulqizës, me anë të valleve dhe muzikës tradicionale,më anë të kostumeve popullore, që përcollën emocione të veçanta,  më anë të poezive kushtuar historisë së qytetit, me anë të  fjalimeve të rastit të deputetëve, të cilët I pamë të zhveshur nga politika, I pamë duke bërë fushatë për qytetin si dashuria  dhe krenaria e zemrës, larg nga partitë, pranë qytetit dhe qytetarëve.

Fjala e kryetarit të bashkisë z. Melaim Damzi ishte me mesazhe të qarta bazuar mbi punët e bëra dhe projektet e vëna në jetë dhe ata të cilat priten të nisin për ta bërë  Bulqizën qytetin që duam dhe meritojmë!