Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Qendrën Alfa Omega Peshkopi u erdhi në ndihmë 140 fëmijëve me skelete optike falas, duke i kursyer buxhetit të tyre familjar së paku 10,000 lekë të reja. U dhuruan rreth 280 skelete për këto fëmijë dhe familje.
Drejtori Ekzekutiv i Qendres Alfa Omega z. Ermal Lushi jep këtë koment:
“Jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer nga Bashkia Bulqizë dhe Zyra e Shërbimit Social pranë Bashkisë Bulqizë”.
Falë këtij bashkëpunimi u bë i mundur realizimi i këtij projekti. Ka më shumë gëzim të japësh se të marrësh. Ne punuam, u lodhëm por u gëzuam që kishim mundësi të ndihmonim disa familje.
Presim bashkëpunimin e radhës.
Faleminderit!