Një lajm shumë i mirë për gjithë të rinjtë  dhe qytetarët e #Bashkisë_Bulqizë

Ky njoftim vjen pas takimit që u zhvillua në zyrën e Kryetarit të Bashkisë me përfaqësues të USAID, ku mori pjesë Nën/Kryetari i Bashkisë z. Shpëtim Rama, Drejtuesi i Njësisë së Integrimit Evropian z. Edison Balla që ka shërbyer dhe punuar si pikë kontakti dhe përfaqësues i Bashkisë për këtë projekt me USAID, dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Leonard Daçi.

Pas një pune dhe angazhimi të gjatë, me bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë të mirë të USAID – US Agency for International Development  kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë, se kemi rënë dakord dhe është miratuar fondi për ndërtimin e #Qendrës_Rinore_të_Bulqizës .
Një financim ky i USAID.

Bashkia Bulqizë, do të jetë tashmë nga të paktat bashki të vendit që do të ketë një Qendër dedikuar të rinjve. Një qendër me standarte evropiane dhe bashkohore .

Por nuk mbaron me kaq .
Qendra do të ketë brenda edhe biblotekën aktuale të Bashkisë, që do të rinovohet e tëra nga fillimi dhe do të pasurohet me literaturë të re. Në ditë në vijim kur të nisin edhe punimet, do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të ri .

Takimi i organizuar mes pjestareve te Bashkise Bulqize dhe te organizates USAID