Në përgjigje të interesit të shtuar publik, por edhe për të qartësur median dhe qytetarët, Ujesjellesi Bulqize bën me dije se kanë ardhur një pjesë e rezultateve mbi analizat e ujit të pijshëm.

Konkretisht, analizat e bëra në Laboratorin e Drejtorisë “Rajonale Shëndetësore Dibër” nuk kanë gjetur asnjë përmbajtje bakterologjike apo lënde tjetër, që mund të jetë bërë shkak për helmimin e qytetarëve të Bulqizës.

Gjithashtu, nga kampionet e marra nga ky Institucion qoftë në depon kryesore të ujit apo edhe në abonentët familjarë, rezultojnë me përqindja normale të klorifikimit.
Përgjigjet përfundimare të analizave edhe mbi tregues të tjerë të dyshuar, do të zyrtarizohen e bëhen publike brenda pesë ditëve kalendarike.
Për t’i paraprirë çdo situate, që me marrjen informacion të situatës, Ujësjellës sh.a Bulqizë ka vënë në dispozicion edhe botin e ujit.

E thënë ndryshe, por edhe e pranuar nga personat përgjegjës që janë marrë me analizimin e kampionëve të ujit, ky i fundit është i sigurtë dhe i konsumueshëm.
Deri në momentin e zyrtarizimit të analizave, Bashkia Bulqizë dhe Ujësjellës sh.a Bulqizë i bëjnë thirrje opinionit publik që të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin panik në popullatë.