Bashkia Bulqizë organizoi ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Bulqizës, Kryegjyshit Botërorë të Bektashinjve, Haxhidede Baba Edmond Brahimaj.

Kryegjyshata Botërore u mblodh në Bulqizë, kryetari Z. Melaim Damzi i dorëzoi kryegjyshit të saj titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Bulqizës me motivacionin: “Për kontributin e tij të spikatur në kuadër të harmonisë fetare në Krahinën e Bulqizës, Shqipërisë dhe në mbarë botën, si misionar i paqes, i cili mban lart vlerat më të pastra njerëzore, shpirtërore, fetare e kombëtare”.

Në kuader të kësaj ceremonie u realizua një program artistik me të ftuar të krahinës dhe jo vetëm, ceremonia vazhdoi më tej me një kokteil në ambjentet e qendrës kulturore.

Kjo ceremoni u zhvillua nën përkujdesjen e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Z. Melaim Damzi.

Kjo ceremoni përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore.