Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me fondacionin CNVP, në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit organizoi aktivitetin “Turizmi për të gjithë – promovim i aksesit universal“. Ky aktivitet vendosi theksin mbi rëndësinë dhe përfitimet që mund të sjellë turizmi për shoqërinë në përgjithësi.

Liqeni I zi është monument natyre. Administrohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e cila në qark ka strukturën e saj. Të gjithë zonat e mbrojtura dhe monumentet e natyrës administrohen nga Administrata rajonale e zonave të mbrojtua të Qarkut Dibër.

Liqeni I zi ndodhet në shpatin verior të malit të Lopës (Martanesh), në lartësinë mbi 1800 m mbi nivelin e detit. Nga tri anë rrethohet me shpate shumë të pjerrëta, të veshura me pyje ahu e pishe, të cilat i japin peisazhit bukuri të rrallë. Ka ujë të pastër si dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Për shkak të thellësisë së madhe dhe depozitimeve të kromiteve në taban të tij ka ngjyrë të zezë. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë.

Bashkia Bulqizë duke e parë turizmin si një nga hallkat më të rëndësishme të ekonomisë dhe zhvillimit, në Planin e saj Operacional ka parashikuar strategjitë dhe taktikat me të cilat do të ndërhyhet për ruajtjen dhe përmirësimin e monumenteve të kulturës.