Në më pak se 12 muaj, rreth 13 mijë banorë të Qytetit të Ri, Qytetit të Vjetër, të lagjeve Vajkal dhe Dragu do ta kenë të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për 24 orë.

Tashmë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Bulqizës kanë nisur dhe gjithçka po ecën me ritme të shpejta.

Projekti synon ndërhyrjen e plotë në tubacione, depo uji, puseta, matësa, etj., duke përdorur materiale të cilësisë më të mirë në treg.

Një falenderim të veçantë për Qeverinë shqiptare, e cila iu përgjigj kërkesës sonë për realizimin e këtij projekti aq të domosdoshëm për banorët e Bulqizës.

Ky ishte një nga premtimet që bëmë në fushatën elektorale, tashmë i kthyer në realitet, i cili do të pasohet edhe nga shumë projekte të tjera të kësaj natyre.