Më datë 28.03.2019 ditën e enjte, ora 12:00 tek Qendra Kulturore, Salla e keshillit Bashkiak, Bashkia Bulqizë ju fton të merrni pjesë në dëgjesën publike me qëllim informimin dhe diskutimin rreth procesit të hartimit të PPV-së.
Gjatë dëgjesës publike, “Gjeokonsult” studioja konsulente e hartimit të këtij plani do të prezantojnë dokumentin e Planit të Zhvillimit Territorial, Rregulloren e Planit dhe Vleresimin Strategjik Mjedisor.
Janë të lutur të na bashkohen ekspertë lokal nga:
* Institucionet e mbrojtjes së shëndetit publik
* Shoqata të ndryshme mjedisore
* Institucionet e mbrojtjes së tokës bujqësore
* Institucionet e tjera që kanë përgjegjësi në këtë propozim
Konsultimi me banorët e Bashkisë Bulqizë dhe të gjithë palët e interesuar është thelbësore në hartimin e një plani i cili prek drejtpërdrejtë zhvillimin e territorit.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë dëgjesë, pasi opinionet dhe idetë tuaj janë tepër të vlefshme për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm për vitet e ardhshme duke siguruar një shfrytëzim të potencialeve dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve.
Ju mirëpresim për të ndarë mendimet tuaja!
Zyra e Medias, Bashkia Bulqizë