BULQIZA NË RRJEDHËN E HISTORISË

Bulqiza, si treve e hershme njihet që në epokën e gurit ,e cila i përket një periudhe relativisht të largët 6000-7000 vjeçare. Gjate kësaj periudhe kjo zonë popullohet nga fiset ilire ku me te përmendur ishin Penestët me kryeqendër Uskanën. Në kohërat e dyndjeve barbare sllave, në fushën e Kalasë u zhvilluan luftime të përgjakshme kundër pushtuesve të cilët dogjën e plaçkitën qytetin me emrin Vali (os). Qyteti i Valit shtrihej në dy anët e urës së sotme të qytetit të Bulqizës, aty ku lartësohet shkëmbi i Skënderbeut.

Si rezultat i pushtimit dhe djegies,  por dhe të atyre të mëvonshme të qytetit  Vali (os) populli u detyrua  të largohej nga trojet e tij dhe të vendosej rrëzë maleve dhe kodrave te luginës së Bulqizës.  Qyteti i Vali (os) pati një zhvillim të madh në drejtim të tregtisë, bujqësisë dhe blegtorisë. Si rezultat i zhvillimit dhe fuqizimit ekonomik popullsia e këtij qyteti shtohej me ritme të larta. Nga të dhënat arkeologjike dëshmohet se ky qytet është banuar që në lashtësi. Këtë e tregon fakti i vendbanimeve të të gjitha periudhave të hershme, të bronzit 1300-1100 para erës sonë, të hekurit 1100-900 para erës sonë (Vajkal, Qaf Bualli) , në shekullin V-IV para erës sonë, gjithashtu janë gjetur dhe gjurmë të rrugës së Arbrit si nyje lidhëse mes perëndimit dhe lindjes.

Qyteti i Bulqizës lindi si një qendër punëtorësh në mes të dy  fashtrave: atij Durriç dhe Vajkal në vitin 1950. Qyteti u fillua nga barakat e dërrasës  në vitin 1949-1950. Në vitet 1950-1960 u ngritën disa ndërtesa një katëshe, një shkollë fillore, një shkollë 7-vjeçare, një kopsht dhe një çerdhe për fëmijë.  Fillimisht në këtë zonë filloi ndërtimi i disa barakave prej dërrase që shërbenin për strehimin e punëtorëve që do të punonin në minierë. Bashkë me ndërtimin e barakave gjithashtu u ndërtuan edhe disa objekte që do ti shërbenin procesit të prodhimit të kromit pranë mineralit. Ndërtesat për banim të banorëve morën formën  e tyre të plotë gjatë viteve 1955-1957, ku karakteristike ishin ndërtesat dy-tre katërshe.

bz-foto1

U ndërtua klubi i minatorëve e disa banesa një katëshe për inxhinierët gjeolog të minierës, për administratën dhe për punëtorët me turne. Me rritjen e vazhdueshme të ofertës së punës në këtë qytet erdhën punëtorë kryesisht nga zona e Dibrës ( Shupenza e Maqellara ), por ardhja e një numri të madh punëtorësh  u shoqërua me një problem për këtë qytet, pasi punëtorët nuk kishin ku të strehoheshin dhe të ushqeheshin. Për të zgjidhur pikërisht këtë problem filloi ndërtimi i barakave të dërrasës, krijimi i mensave të punëtorëve dhe organizimi i NFP-ve që ishte përgjegjëse për këtë trajnim të punëtorëve.

Gjithashtu u rritën dhe objektet e banimit ( ku krahas qytetit të vjetër u ndërtua dhe qyteti i ri ), u  ndërtuan  objekte sociale kulturore si kinemaja, pallati i kulturës, biblioteka,spitali, u vunë autobuzë në dispozicion të punonjësve që vinin nga fshatrat e zonave përreth,që ndryshe quheshin edhe `autobusët e punëtorëve`, u ndërtuan dhe mirëmbajtën rrugët për të shkuar sa më afër qendrave të banuara (fshatrave) prej nga vinin punëtorët, gjithashtu pati dhe trajtim ushqimor për punëtorët nëpërmjet ndërmarrjes shtetërore të furnizimit të punëtorëve (NFP)

Mbas viteve 1960 filloi ndërtimi i pallateve dy katëshe përbri rrugës automobilistike, magazinat e NFP, të minierës dhe të gjeologjisë. Të gjitha këto investime edhe pse të centralizuara dhe të pakta në krahasim me të ardhurat që siguronte  prodhimi i mineralit të kromit ekonomisë kombëtare, krijuan në këtë zonë fizionominë e një qyteti si dhe u përmirësuan për kushtet e asaj kohe, nivelin e jetesës në fshatrat e zonave të Bulqizës, Zerqanit, Shupenzës, Maqellarës etj. Ishte pothuajse e pamundur që duke filluar nga vitet 1970 të gjeje familje të zonave të përmendura, të cilat të mos kishin të punësuar pjesëtar të familjes në minierë, gjeologji apo sektorë të tjerë ndihmës.

Sasia e mineralit të nxjerrë është rritur dukshëm nga viti në vit. Gjatë viteve 1948-1990 kjo qytezë e vogël në verilindje të Shqipërisë u bë e njohur si “Qyteza e Minatorëve”. Në vitet 1970-1983 qyteti u zgjerua më tej ku u pasqyruan qartë dy lagje: “Gjeologu” dhe “Minatori”. Të dy këto lagje kanë formën e rripi të përzgjatur, lagjet “Minatori dhe Gjeologu” të dyja së bashku përfaqësojnë qytetin e vjetër, qytet që shtrihet shumë pranë vendburimit të kromit dhe ku janë përqendruar të gjitha institucionet që i shërbejnë komunitetit.

bz-foto

Në vitin 1970 fillon ndërtimi i pallateve tre, katër dhe  pesë katëshe për të zgjidhur problemin e strehimit për punëtorët që nga viti në vit u rriten ndjeshëm  në numër, u ndërtua kinoklubi së bashku me kinemanë, u hap shkolla e mesme ’’Teknikumi i Gjeologji-Minierave’’. Në fillim të vitit 1980 fillon ndërtimi i Qytetit të Ri në rrëzë të malit të Lepurit vetëm me pallate pesë – katëshe me 1-2-3 seksione (hyrje) me material ndërtimi tulla dhe me tarracë betoni. Bulqiza tashmë është qytet i banuar dendur që i kaloi përmasat e një qyteze. Edhe në lagjen Sallake filluan të ndërtoheshin pallate 5- katëshe duke zgjidhur kështu problemin e strehimit të popullsisë që po vendosej në këtë qytet.