Bashkia Bulqizë ka inaguruar ditën e sotme me emrin “Sofie Dervishi” Kopshtin nr. 2 në Lagjen e Re, i cili iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë dhe është në dispozicion me të gjitha kushtet bashkëkohore.
Gjatë ceremonisë së inagurimit të emrit morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla dhe drejtoresha e Arsimit, Kulturës, Turizmit, Sportit dhe Rinisë, znj. Ledjana Gjoka.
Vendosja e emrit “Sofie Dervishi” vjen në nderim të një edukatoreje të përkushtuar dhe të dashur që ka kaluar breza fëmijësh, duke lënë pas shumë mbresa në kujtimet e tyre.
Gjatë ceremonisë fjalën e hapjes e mbajti znj. Ledjana Gjoka, ndërsa më tej një fjalë përshëndetëse u mbajt edhe nga kryebashkiaku Lefter Alla. Fjalime përshëndetëse në këtë ceremoni mbajtën gjithashtu edhe familjarë të edukatores së ndjerë, emrin e së cilës e trashëgoi Kopshti.