Bashkia Bulqizë po i kushton gjithmonë e më shumë vëmendje përmirësimit të infrastrukturës së insitucioneve arsimore, që përfshihen brenda juridisksionit të bashkisë.

Ndaj edhe në vazhdimësi të këtyre investimeve, së shpejti nis puna për rikonstruktimin e një tjetër godine që i përket arsimit parafillor në Bulqizë.

Bëhet fjalë për “Rikonstruktimin e Kopështit në Lagjen e re të Bashkisë Bulqizë”.
Ky investim, do të ndikojë në përmirësimin e jetë së dhjetëra vogëlushëve  që frekuentojnë këtë kopësht.
Investimet do të vazhdojnë.
Puna do të vazhdojë!