Kryetari i Bashkisë Z Lefter Alla Inspektoi nga afër punën që po bëhet me ndërtimin e saj, e cila po vijon me ritme shumë të kënaqshme.

Rëndësi e veçantë po i kushtohet cilësisë së punimeve, ku gjithçka është në përputhje me standardet më bashkëkohore të ndërtimit të urave.
Bëhet fjalë për një projekt të lënë përgjysmë për vite me radhë dhe që tani po bëhet realitet.
Kjo urë do të lidhë NjA Zerqan me Rrugën e Arbrit dhe po ndërtohet me fondet e Bashkisë Bulqizë.
Vetëm pak durim për një Bulqizë krejt ndryshe!