Zëri i të rinjve është fuqia dhe energjia e Europës.

Në kuadër të “Javës Evropiane të Rinisë”, Njësia e Integrimit Evropian pranë Bashkisë Bulqizë e drejtuar nga z. Edison Balla organizoi në bashkëpunim me Europe House dhe Gjimnazi Arbëria Bulqize aktivitetin me temë: The Power of Youth.

Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin Monika Bylaite, përfaqësuese e lartë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe Tidita Fshazi eksperte e Reformës në Drejtësi pranë Delegacionit, njëkohësisht edhe Pedagoge.

Gjithashtu të pranishëm në këtë aktivitet ishin mësues të Shkollës, Drejtoresha e Gjimnazit znj. Fllanxa Beça, Drejtoresha e Arsimit dhe Rinisë pranë Bashkisë znj.Teuta Cami, përfaqësuesi i #SHERM_Albania z. Zenel Dërvishi dhe aktivistë të Shoqërisë Civile.

Ky aktivitet ishte një diskutim i hapur me nxënësit, të cilët shfaqën një interes të madh për Bashkimin Evropian, dhe patën diskutime shumë të frytshme me përfaqësuesit e Delegacionit. Krenarë për përgatitjen dhe aftësitë e të rinjve tanë 😊😍