Në Gollobordë ishim në fshatin Ostren i  Madh,  në aktivitetin “Kupa Tradicionale e Mundjes Gollobordë 2017”. Bashkia Bulqizë mbështeti këtë aktivitet tradicional të zonës, në bashkëpunim të ngushtë më Shoqatën Shqipëtare të mundjes dhe Federatën Shqipëtare të Mundjes. Gjetëm  aty emocione të forta për  tradita që ruhen me fanatizëm, gjetëm aty kulturën që ata njerëz e duan dhe e kanë më të shtrenjtën, nën një atmosferë të mrekullueshme dhe vetë kryetari i bashkisë Z. Melaim Damzi premtoi mbështetjen e tij për sportin e mundjes  dhe sporteve në tërësi, në fjalën e tij kryetari tha se ashtu siç mbështesim këtë aktivitet për herë të dytë, këtë vit ashtu si dhe vitin e kaluar, mbështetja e bashkisë do të vazhdojë edhe në vitet e tjera. Në vitin e dytë të mandatit tonë qeverisës, sporti, kultura dhe turizmi kanë patur dhe vazhdojnë të kenë mbështetje dhe kujdes të veçantë  si një nga prioritetet në punën e bashkisë.  Nën një atmosferë të mrekullueshme këngësh dhe vallesh që u pasua më tej  me motive tradicionale të zonës, u shpërndanë certifikata nderi dhe kupa për mundësit veteranë  ndër vite, dhe të ftuarit e nderit mbajtën falimet e tyre përshëndetëse. Më tej u zhvillua dhe gara për Kupën Tradicionale të Mundjes 2017 ku u zhvilluan gara në kategori të moshave të ndryshme. Në fund u shpall dhe fituesi.

Nën një lartësi rreth 1000 m mbi nivelin e detit ky aktivitet u dha jetë dhe frymëmarrje të pastër kulturës traditës dhe turizmit që mbeten vlerat tona më të mira!