Në kuadër të muajit dhjetor, muajit të pyllëzimit, Bashkia Bulqizë dhe Drejtoria e Pyjeve Mjedisit Bujqësisë dhe Veterinarisë, kanë organizuar mbjelljen e 30 mijë fidanëve, nga të cilat 25 mijë pishë e zezë dhe 5 mijë akacie, në një hapësirë prej 13 hektarësh.

Janë pyllëzuar rreth 10 hektarë në ekonominë pyjore Luçan Batër, rreth 1 hektarë në ekonominë pyjore Sheshe Bulqizë, dhe rreth 2 hektarë në ekonominë pyjore Zerqan.

dsc_0049Gjithashtu u mbollën  dy sipërfaqe toke  në Bulqizë, tek varrezat dhe tek gurorja  përgjatë rrugës se  hidrocentralit të Smollikut.

Punonjës të bashkisë dhe ndërmarrjes në varësi të saj, janë angazhuar në mbjelljen e fidanëve. Kryetari i Bashkisë Z. Melaim Damzi, tha se kjo është një iniciativë e cila do të vazhdojë të mbështet, që hapësirat tashmë të shkatërruara të pyjeve të rivitalizohen me mbjelljen e fidanëve të reja.

Ai vuri theksin në mbështetjen që bashkia do të vazhdojë të japë për të parandaluar edhe prerjet e paligjshme, si një problem serioz që ka sjellë në gjenden aktuale pyjet në territorin e Bashkisë Bulqizë.

Drejtori i Shërbimit pyjor pranë Bashkisë Bulqizë Z. Lutfi Myftari u shpreh se edhe bizneset kanë dhënë kontributin dhe ndihmën e tyre  për
sigurimin e një pjese të fidanëve të mbjellë.

Mbjellja e fidaneve të llojit Akacia është bërë për ti ardhur në ndihmë rrëshqitjes së tokës nga erozioni, pasi në këto pyje erozioni ka qenë i shpeshtë. Ndërkohë kjo nismë tha se përfshin gjithashtu edhe parandalimi i prerjes së paligjshme të pyjeve.