Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nënshkroi paktin social me Bashkitë Bulqizë, Peshkopi, Burrel dhe Klos. Pakti i mirëqenies sociale, që u firmos në Bulqizë ka në thelb kalimin e kompetencave nga pushteti qendror tek ai vendor për shërbimet sociale.

IMG_0668“Pakti që ne firmosëm sot, në thelb ka bashkërendimin dhe përcaktimin e prioriteteve. Pakti Social është  një mekanizëm që synon të  bëjë bashkë të  gjitha agjensitë që veprojnë në këtë fushë, me qëllim përmbushjen e objektivave madhore për një shoqëri ku çdo qytetar të ketë akses të  barabartë në shërbimet e ofruara nga shteti dhe ofruesit e tjerë të  licensuar prej tij. Disa shërbime mungojnë në këta bashki dhe ndaj ishim këtu që të kemi disa shërbime bazë për fëmijët, gratë ,njerëzit më aftës të kufizuara, për njerëzit me ndihmë ekonomike dhe për të gjitha grupet shoqërore që kanë nevojë për dorën e shtetit”, tha ministri Blendi Klosi.
Kryetari i Bashkisë së Bulqizës z. Melaim Damzi deklaroi se shërbimet do të ofrohen edhe në territoret më të largëta me qendrën e kësaj bashkie, ndërkohë që nga ministria e linjës kërkoi mbështetje finaciare për zbatimin e paktit.

Përveç transferimit të kompetencës së menaxhimit të shërbimeve, Pakti i Mirëqenies Sociale do të sigurojë edhe bashkimin e të gjitha këtyre përpjekjeve në një.