Dhuna në familje është një realitet me të cilin duhet të përballen të gjitha organet shtetërore jo vetëm në qytet por edhe në zonat më të largëta të vendit.Për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për të kontribuar në luftën kundër këtij fenomeni që prek kryesisht gratë dhe vajzat.Shpesh dhuna në familje konsiderohet si problem vetëm i familjes por në fakt ai është problem i të gjithë shoqërise dhe si i tillë duhet të trajtohet me kujdes.Shteti shqiptar i ka kushtuar një rëndësi të veçantë fenomenit të dhunës duke miratuar ligje,strategji dhe konventa ndërkombëtare për të rritur efektivitetin e luftës ndaj dhunës në familje.

Kështu që në zbatim të kuadrit ligjor egzistues në lidhje me fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave,si dhe dhunës në familje në Shqipëri,e në mënyre të vecantë të Ligjit Nr.9669,datë 18.12.2006 ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’’ (I ndryshuar),VKM Nr.334 datë 10.02.2011 ‘’Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij’’,si dhe në vijim të të gjitha konventave dhe instrumenteve të tjerë kombëtarë të ratifikuar për këtë qëllim,Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP) dhe Agjencitë e OKB-së në Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze,po zbaton projektin me titull:Parandalimi dhe adresimi I rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave,si dhe dhunës në familje,në rrethin e Bulqizës.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është marrja e masave për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës në familje dhe  mbështetja e Zyrës së Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe specialistes së emëruar pranë kësaj zyre(e cila do të mbulojë edhe funksionin si Koordinatore Vendore),për të shtuar përpjekjet për zbatimin e kuadrit ligjor të sipërcituar,duke bërë të mundur si formalizimin e Mekanizmit te Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje,ashtu edhe rritjen e efektivitetit dhe shërbimeve të nevojshme për t’u ofruar nga anëtarët e tij. Në Bashkinë Bulqizë është ngritur një strukturë pikërisht për të akorduar përgjigjen e menjëhershme në rastet e dhunës në familje dhe që do të shërbejë si pikë kryesore hyrjeje,mbështetje dhe mirëbesimi për qytetarët.Kjo strukturë do të koordinojë veprimet me të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse,sikurse kërkohet në ligj,duke mundësuar kështu edhe rritjen e efektivitetit dhe bashkëveprimit,si dhe ngritjen dhe funksionimin e Mekanizmit të Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare. logo-fushates-1

Më konkretisht Bashkia Bulqizë po punon për:

  • Fuqizimin e Zyrës së Barazisë Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje përmes mbështetjes dhe trajnimit të vazhdueshëm të koordinatores vendore për te mundësuar evidentimin trajtimin e problemeve deri në zgjidhjen e tyre.
  • Ngritjen e një qendre ditore shumëfunksionale ,që ndër të tjera do të shërbejë për të ofruar trajtim të specializuar për viktimat e dhunës në familje.
  • Vënien në dispozicion të një buxheti që do të përdoret për të ofruar shërbimet bazë për viktimat e dhunës në familje,duke mbuluar nevojat emergjente të tyre për ushqim,veshje,strehim,transport të sigurt,mbështetje financiare për viktimat me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje(ose urdhër mbrojtjeje),si dhe koordinim me anëtarët e tjerë të Mekanizmit të Referimit,për një trajtim sa më profesional dhe efektiv.

 

Funksionet e zyrës për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje 

  • Identifikimi I rasteve të dhunës në familje.
  • Mbështetje dhe asistencë e monitoruar,bazuar në nevojat e cdo rasti konkret.
  • Referimi I rastit tek anëtarët e tjerë të Mekanizmit të Referimit,sipas nevojave individuale të viktimës(ave) apo personave në varësi të tyre.
  • Organizimi I takimeve periodike me Ekipin Teknik Ndërdisiplinar.
  • Aktivitete dhe takime ndërgjegjësuese në lidhje me dhunën në familje,si dhe me cështje të tjera që lidhen me fuqizimin e gruas dhe barazisë gjinore.
  • Monitorimi dhe mbështetja në mënyrë të vecantë e veprimeve për integrimin gjinor në të gjitha planet,si në ato vendimmarrëse dhe në ato bashkëqeverisëse.

Anëtarët e Mekanizmit të Referimit 

  • Bashkia Bulqizë
  • Komisariati I policisë Bulqizë
  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër
  • Prokuroria e rrethit Dibër
  • Zyra Përmbarimore Dibër
  • Spitali Bulqizë
  • Zyra e Punësimit Bulqizë
  • Drejtoria e Shendetit Publik Bulqizë
  • Mjeku Ligjor Klos
  • Zyra arsimore Bulqizë

Zyra për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje do të jetë gjithmonë e hapur në shërbim të qytetarëve duke ju ardhur në ndihmë për cdo problem që ata kanë.Çdo informacion që përcillet do të mbetet i fshehtë dhe do të ruhet konfidencialiteti i tij deri në fund.