Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

 

Më datë 18.04.2019, ora 11:00 tek Qendra Kulturore, salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia Bulqizë ju fton të merrni pjesë në dëgjesën publike me qëllim informimin dhe diskutimin rreth Vlerësimit Strategjik Mjedisor.

Gjatë dëgjesës publike, “Gjeokonsult”, studioja konsulente e hartimit të këtij plani së bashku me ekspertët mjedisorë do të prezantojnë materialin draft:

  • VSM-ja do të përmbajë informacione mbi ndikimet mjedisore, ekzistenca dhe pasojat e tyre, pasi ajo përfshin një vlerësim gjithëpërfshirës, sistematik dhe transparent të aspekteve mjedisore, sociale si dhe implementimet në planifikim.

Konsultimi me banorët e Bashkisë Bulqizë dhe të gjithë palët e interesuara është thelbësor në hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për vlerësimin, mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve plotësuese për analiza të mëtejshme.

Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë dëgjesë publike, pasi opinionet dhe idetë tuaja janë shumë të vlefshme për të arritur në një zhvillim të qëndrueshëm për vitet e ardhshme duke siguruar një shfrytëzim të potencialeve dhe plotësimin e nevojave të qyetarëve.

Ju mirëpresim për të ndarë mendimet tuaja!

Zyra e Medias, Bashkia Bulqizë