Sektori i Pyjeve pranë Bashkisë Bulqizë, njofton të gjithë qytetarët e interesuar, se në kuadër të kërkesave të vazhdueshme në Ministrinë e Linjës, dhe me qëllimin për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve janë vendosur në ankand publik, sasi të konsiderueshme lëndë drusore.

Lënda drusore, e prerë dhe e bërë gati nga grupi i punës që është ngritur me kërkesë të Sektorit Pyjor, dhe me urdhër të brendshëm të Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, ka gjetur mbështetjen e duhur juridike dhe proceduriale edhe nga Këshilli Bashkiak Bulqizë.

Këshilli, me vendimin Nr 97, i datës 23.11.2018 ka miratuar përfundimisht këtë kërkesë të Bashkisë për vënien në dispozicion të një sasie të konsiderueshme lëndë drusore, për të gjithë qytetarët dhe komunitetin që jeton brenda juridiksionit territorial dhe juridik të Bashkisë Bulqizë.

Ndërkohë, theksojmë faktin që lënda drusore tashmë e bërë gati nga grupi i punës dhe specialistët e ngritur pranë Sektorit Pyjor të Bashkisë Bulqzë, i përket vetëm asaj hapësire dhe lënde të miratuar nga Ministria e linjës, pra nga ajo e Mjedisit.

Lënda drusore në asnjë rast nuk është e prerë nga pyjet e “shëndosha”, por vetëm nga ngastrat e miratuara nga Ministria për këtë qëllim, që janë kryesisht material drusor i thatë, në këmbë e të rrëzuar si rezultat i zjarreve, dëmtimeve dhe faktorëve klimatikë.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme ju bëjmë me dije qyetarëve të Bashkisë Bulqizë se shitja me ankand e lëndës drusore të grumbulluar, bëhet vetëm me qëllimin dhe detyrimin Insitucional e ligjor për t’u shërbyer sa më mirë qyterarëve tanë.

Ndaj edhe në këtë kontekst, vlera monetare e vendosur për një metër kub dru është pothuajse e papërfillshme. Konkretisht një m3 dru do të kushtojë 863.85 lekë. Kësaj shifre minimale i shtohen edhe 500 lekë që është tarifë e vendosur nga Insitucioni qendror, bazuar në vendimin nr 1064, datë 22.12.2010.

Lënda drusore e prerë dhe e bërë gati për qytetarët, gjendet në vendin e quajtur “Varret e vrame” Tërnovë, pranë rrugës auto.

Faleminderit

Bashkia Bulqizë