Bashkia Bulqizë njofton të gjithë qytetarët dhe subjektet e interesuara, se më datë 25.01.2019 ora 13:00 tek Qendra Kulturore, Salla e keshillit Bashkiak, Bashkia zhvillon dëgjesën publike me qëllim informimin dhe diskutimin rreth procesit të hartimit të PPV-së

Gjatë dëgjesës publike, “Gjeokonsult” studioja konsulente e hartimit të këtij plani do të prezantojnë së bashku me Bashkinë Bulqizë dokumentin e Strategjise Territoriale dhe do diskutohen çështjet që do të jenë pjesë e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor.

Janë të lutur të na bashkohen ekspertë lokal nga:

* Institucionet e mbrojtjes së shëndetit publik

* Shoqata të ndryshme mjedisore

* Institucionet e mbrojtjes së tokës bujqësore

* Institucionet e tjera që kanë përgjegjësi në këtë propozim

Konsultimi me banorët e Bashkisë Bulqizë dhe të gjithë palët e interesuar është thelbësore në hartimin e një plani i cili prek drejtpërdrejtë zhvillimin e territorit.

Ju lutemi të merrni pjesë në këtë dëgjesë, pasi opinionet dhe idetë tuaj janë tepër të vlefshme për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm për vitet e ardhshme duke siguruar një shfrytëzim të potencialeve dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve.

Ju mirëpresim për të ndarë mendimet tuaja !

KRYETARI

Melaim DAMZI