Related Posts
Postime Së Fundi
Njoftime
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐒𝐇𝐏𝐀𝐋𝐋𝐉𝐄 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐔𝐋𝐓𝐈𝐌𝐈 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊, 𝐙𝐊.𝟑𝟒𝟒𝟒 𝐒𝐇𝐔𝐏𝐄𝐍𝐙E, 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐈𝐀 𝐁𝐔𝐋𝐐𝐈𝐙𝐄
Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Zv.Ashk Bulqizë , Kadastra Shqiptare njofton:
Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në ZonënKadastrale 3444 fshati Shupenzë, Bashkia Bulqizë, rezultojnë 793 pasuri të paluajtshme të përfshira në këtë zonëkadastrale.
Në zbatim të Urdhrit Nr.571 dt. 12.10.2020, të Drejtorit të drejtorisë vendore të ASHK-së Dibër, prej datës 15.10.2020 ka filluar konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.3444 Shupenzë. Konsultimi publik do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore dhe do të përfundojë më dt 28.11.2020.
Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë, njësia administrative Shupenzë, kati i dyte.
Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund të depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.
Për t’ju ardhur në ndihmë emigrantëve apo rezidentë jashtë kufijve të territorit Shqiptar, ASHK ka publikuar hartën kadastrale në linkun, ku mund të aksesohet dhe konsultohet ky informacion.
https://kadaster.al/lf/shupenze/
Në rast se, pas konsultimit të hartës kadastrale online, do të keni paqartësi apo ankesa mund të shkruani për sqarime pranë adresës tonë email: KONSULTIM.PUBLIK@ASHK.GOV.AL
Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokmentacionit original të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procdurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë Zv.Ashk Bulqizë .
Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.
Kupa e Mundjes Tradicionale 2017
Ditën e Enjte me datë 18 Maj 2017, në orën 10:00 në Ostren të Madh, Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Shoqatën Sportive "Golloborda", Shoqatën Kombëtare të Mundjes Shqiptare dhe Federatën Shqiptare të Mundjes organizojnë aktivitetin ''Kupa e Mundjes Tradicionale 2017''. Jeni të mirëpritur!
MARTA DHE XHUXHI TREMOTINO
Qendra Kulturore Bulqizë dhe Shkolla 9-vjeçare Shefqet Tançi, me mbështetjen e Bashkisë Bulqizë organizon: Dramën “Marta dhe Xhuxhi Tremotino”Ju ftojmë të merrni pjesë më datë 06.04.2017 në orën 12:00 në ambjentet e Qendrës Kulturore Bulqizë.
Moti
