Përfundon rikonstruksioni “Sistemim   dhe  Asfaltim i Rrugës, Blloku i Poshtëm, Lagjia Minatori, Bulqizë”

Ky investim është realizuar me fonde të buxhetit të Bashkisë Bulqizë për këtë vit.

Kjo rrugë ishte në gjendje tejet të amortizuar, prej vitesh në të nuk ishin kryer investime pavarësisht shqetësimit të vazhdueshëm të banorëve dhe institucioneve vendore si dhe trajtimin e këtij problemi në media.

Kjo rrugë vuante nga mungesa e sinjalistikës rrugore dhe e ndriçimit.

Në përfundim të këtyre punimeve kjo rrugë është tashmë e pajisur me kanalizime, me ndriçim rrugor, me sinjalistikë rrugore dhe gjelbërim.