1Në kuadër të projektit të financuar nga PNUD(Programi i  Kombeve të Bashkuara për Zhvillim),me fonde të Qeverisë Suedeze dhe Bashkia Bulqizë për ngritjen e Mekanizmit të Referimit për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe dhunën me bazë gjinore, u zhvillua takimi i dytë i Komitetit Drejtues pranë Bashkisë Bulqizë. Në takim morën pjesë Ministri i Mirëqenies Sociale z. Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Melaim Damzi, drejtorët  të  Shërbimit Social znj. Etleva Bisha dhe Sektorit të Barazisë Gjinore znj. Etleva Sheshi, konsulentja e PNUD  znj .Monika Kocaqi dhe znj. Edlira Papavangjeli, përfaqësuesit e drejtorive përkatëse të qytetit që përbëjnë Mekanizmin e Referimit,si dhe përfaqësues të Bashkisë Peshkopi dhe Bashkisë Burrel. Diskutimi u fokusua në ngritjen e Mekanizmit të Referimit të cilin bashkia jonë e ka  realizuar që më datë 7 dhjetor 2016, diskutim mbi rëndësinë e tij dhe mbarëvajtjen e punës së këtij mekanizmi.Shërbimi Social me përfaqësues drejtorin z. Haxhi Pulja dhe Nëpunësen Gjinore bënë një prezantim të mirëfilltë  përsa i përket  punës që ka bërë bashkia për implementimin dhe fuqizimin e projektit.

DSC00848U identifikuan problematikat dhe vështirësitë  kryesore në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga bashkitë e tjera të qarkut u diskuatuan raste në nivel qarku dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.Takimi u mbyll me komente mjaft pozitive ngapjesëmarrësit për punën që ka bërë bashkia jonë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe u diskutuan plane dhe ide afatgjata për mbarëvajtje e punës së Mekanizmit të Referimit.Bashkia Bulqizë mbështet çdo nismë në kuadër të parandalimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore duke trajtuar rastet deri në zgjidhjen e tyre,dukeorganizuar takime dhe fushata ndërgjegjësimi jo vetëm në qytet por edhe në njësi administrative,duke referuar vazhdimisht rastet në organet përkatëse.