Pavaresisht kushtet mjaft te veshtira, moti i ftohte, erera te forta dhe bore qe vende-vende shkonte edhe 2 m, angazhimi dhe shfrytezimi i mjeteve dhe forcave per pastrimin e rrugeve nga bora dhe lidhjen e qendrave te Njesive Administrative me rrugen nacionale, si dhe te fshatrave me qendren e Njesise Administrative, ka qene maksimal dhe te gjitha mjetet kane punuar me kapacitet te plote per pastrimin e rrugeve.

Sipas informacioneve te marra nga Administratoret e Njesive Administrative ,gjendja aktualisht eshte e tille:

Ne Qytet gjendja eshte normale dhe jane hapur edhe rruget e dy fshatrave ne periferi te qytetit Vajkal 1 dhe Vajkal 2.

Vazhdon puna per mbajtjen nen kontroll te situates me borepastruesen dhe fadromen e Bashkise, ne te gjitha lagjet dhe rruget e qytetit.

Njesia Administrative Gjorice eshte e hapur teresisht me te gjitha fshatrat dhe lagjet e saj.

Njesia Administrative Shupenze eshte e hapur teresisht me te gjitha fshatrat e saj.

Njesia Administrative Trebisht, eshte e hapur vetem qendra dhe asnje nga fshatrat:Çelebi me 70 familje dhe distance nga qendra e Njesise Administrative 0.5 km,Bala 65 me distance nga rruga nacionale 500 m, Muçine 40 familje dhe distance 1000 m dhe Gjinovec 5 familje  dhe nje distance prej 3 km, Klenje me 30 familje dhe distance 15 km.

Pamundesia e hapjes dhe aksesisimit te ketyre rrugeve rurale, vjen si pasoje e veshtiresise se futjes se mjetit ne rruget e lagjeve. Mjeti ka qene deri ne qendren e Njesise dhe eshte larguar per shkak te veshtiresive te permendura. Tani duhet nje mjet te pershkoje rrugen Shupenze-Trebisht prej rreth 30 km dhe te veprohet pastaj ne fshatra.

Njesia Administrative Zerqan jane hapur pothuajse te gjitha fshatrat. Ngelen pa hapur fshatrat, Godvi dhe Peladhi, ku po punon nje fadrome dhe brenda dy ose tre oreve hapen edhe keto. Gjithashtu dhe Ternove e Madhe me 64 familje, ku ka filluar punen per hapjen e rrugeve nje fadrome nga Fushe Bulqiza,e cila ne keto momente ndodhet ne “Varre te Vrame” ku sipas fadromistit ka rreth 2 m bore dhe paraqet shume veshtiresi per vazhdimesine e punes se saj. Nga ky vend duhen edhe rreth 3 km rruge per tu futur ne fshat. Ka ngelur pa hapur nje distance rruge prej 700 ml ne Ternove te Vogel me 22 familje per arsye se ka qene rruga e zene nga mjetet e fshatit dhe nuk ka patur mundesi fadroma te vazhdoje pastrimin e rruges.

Njesia Administrative Ostren jane hapur te gjitha fshatrat si dhe rruga Ura e Çerenecit-Qafe Radovesh me mjetet e Bashkise edhe pse eshte nje segment i ARSH .

 

Njesia Administrative Fushe Bulqize jane hapur te gjitha fshatrat e Njesise duke u futur edhe ne disa lagje ku banesat jane te grupuara.

Njesia Administrative Martanesh jane hapur fshatrat Peshk,Melcu,Gjon e lagja  Letaj dhe ngelen pa hapur fshatrat Val me 7 familje dhe distance me te afert rruge 70-80 km,fshati Nderfushas me 30 familje dhe distance rruge me te afert 6 km,fshati Lene me 20 familje dhe distance me te afert rruge 6 km.

Per te gjitha shkollat eshte realizuar hapja e rrugeve, furnizimi me lende djegese per ngrohje dhe nuk kemi patur probleme.

Shtabi i Emergjencave Civile qendron non stop ne komunikim me te gjitha Njesite Administrative dhe fshatrat, ne ndjekje te situatave qe krijohen dhe zgjidhjen e tyre ne kohe reale.

DREJTORIA E SHERBIMEVE DHE EMERGJENCAVE CIVILE, BASHKIA BULQIZE