Jemi në përfundim të punës për Rikonstruksionin e kanalit vaditës Vija e Mullirit, Gjoricë.
Punimet kanë përparuar me veshjen me beton të 4.4 km gjatësie të objektit dhe vepra po shkon drejt përfundimit.
Ky kanal vaditës mbulon rreth 230 hektarë tokë bujqësore.
Projekti është investim i mbështetur nga qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë dhe ka një vlerë prej rreth 42 milionë lekësh.
Puna jonë do të vijojë me pastrimin e kanaleve vaditëse në çdo njësi administrative, me qëllim që të mbështesim bujqësinë në sezonin që po vjen.
Banorët e fshatrave përfitues nga ky projekt do ta kenë më të lehtë verën që presim!