Ditar i nje udhetimi..

-20 dite
Paris
E shtune 7 qershor 2019

SHi, furtuné, duke menduar se jemi futur tashmë në qershor.. Nuk di kush ngulçon më shumë, stina që shkon apo kjo që duhet të vijë .. Sa po e lodhim natyrën , kur ajo na jep veç paqe kudo qofshim..
Ditët e mia gjithmonë kanë një ritëm të ndryshëm, sidomos këto kohët e fundit, dhe “shkaku” mbetet gjithmonë Shqipëria.
Rirmi i shpejt i këtyre ditëve e pati zanafillën kur me Dean, vajzën time 12 vjeçare, pame një kronike të rastesishme në youtub që fliste rreth fëmijëve të minierës. Natyrisht, fëmijët nuk mund të punojnë në minièrë se fatmirësisht ekziston një ligj (jo vetëm në Shqipëri) që e ndalon punësimin e tyre.. “De facto” apo “de juro” … (s’po i futem gjatë ta analizoj)..

Në emisionin e lajmeve, flitej për fëmijët të cilët për shkak të kushteve të vështira të jetës në familjet e tyre, u duhej te zvarriten në kodrinat e mineralit , e fatmirësisht (sa keq) njihnin se cili ishte “guri me xixa” të cilin e dallonin mirë , e mund t’u çonin në familje një , dy ,apo tre kova të shitura… Thuhet se minatoret (këtë e kam me të lexuar, Zot na ruajt, mos qoftë e vërtetë ) në ditë nxjerrin rreth 1500 dollar nga nëntoka, kurse rroga e tyre ditore eshte 2.000 lekë të reja… Minatorët me bukën nën sqetull e me shprehjen “Dalçim shëndosh” hyjnë e u ngaterrohet frymëmarrja e hapat e rëndë nga hallet mes zhurmës së kazmave që kerkojnë si në kohën e gurit mineralin…
E pra, ka që nuk dalin të gjallë … E pra ka që nuk kthehen me pranë gruas e cila e ka dritën e shpirtit për të ushqyer familjen; e pra nuk iu kthyen fëmijëve që e shohin babanë si Spidermanin e jetës së tyre…

Gazeta shkruan një shkrim të shkurtër me niciale, X.Y pësoi aksident në shekullin e 21 në një minièrë ku gërmohet ende me kazmë…
Dea nuk e kupton ndaj edhe pyet, “pse punojne femijet”; “pse jane aq te varfer”; “pse nuk kane ilaçe”; “pse nuk shkojne ne shkolle”…e pyetje pa fund… Ky ishte ngacmimi i pare e vendosem bashke me femijet te shkojme ta shohim kete qytet.. Idene e biseduam edhe me miq te tjere qe jo mezi presin nisma t etilla, por kane deshire te japin ate çka kane me te vyer,pak kohe nga koha e tyre… Nisma u perkrah fillimisht nga pak miq se si mund te mendojme te ndihmojme femijet jetim te kesaj miniere…

Ne s’mund t’u kthejme prindin, ne s’mund t’u kthejme idhullin e tyre, por kur nisma u perkrah nga miq jo vetem nga Shqiperia, por edhe deri nga kontinentet e tjera, menduam se ne shiqptaret dime te falim edhe diçka me shume… NJE BUZEQESHJE per lotet e trishtimit… tani grupi i miqve qe po dergojne ndihma rritet çdo dite..Shqiperia, Greqia, Italia, Kosova, Franca, Gjermania,Norvegjia, Belgjika, Zvicra,Amerika e te tjere shtete qefb nuk i tregon, por shpirti i ketyre njerezve i kaperceu kufijte… Neser do t’ju shkruaj te tjera emocione qe po kalojme se bashku me femijet..

Miku im, Mikja ime, miq te panjohur, Dhuroni nje buzeqeshjeqeper ju kushton diçka, por per nje femije eshte nje enderr qe u çel syte e prek realitetin…
Vazhdim neser…
moimimoMK