Në kuadër të takimeve informuese nëpër të gjitha bashkitë e vendit, përfaqësuesit e
Agjencisë Kombëtare të Mjedisit u ndalën sot edhe në Bulqizë, ku u pritën nga
Kryetari i Bashkisë, z. Lefter Alla.
Përfaqësuesit zhvilluan një takim informues me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare
“Xhevdet Doda” në Bulqizë.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit dhe stafin e mësuesve, u diskutua për çështjet
mjedisore me ndikim të përditshëm në jetën /tonë./
Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur edhe disa punime në kuadër të
ndërgjegjësimit mjedisor, me tematika të ndryshme si menaxhimi i mbetjeve
urbane apo cilësia e ujit të pijshëm./
Gjatë këtij takimi u shpërndanë fletëpalosje dhe u vendosën postera informues në
ambjentet e shkollës.