Kryetari Z. Melaim Damzi priti në një takim në zyrën e tij përfaqësues  të Ambasadës Suedeze, e cila ka si qëllim mbrojtjen e pyjeve, mjedisit dhe promovimin e potencialeve natyrore turistike. Bashkia Bulqizë ka realizuar disa bashkëpunime të suksesshme me CNVP. Këto bashkëpunime kanë pasur ndikime pozitive jo vetëm për Bashkinë Bulqizë dhe CNVP por edhe për komunitetin, pyjet, mjedisin dhe turizmin. Disa nga bashkëpunimet që Bashkia Bulqizë ka realizuar me CNVP janë:

  1.  CNVP në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë dhe Federatën e pyjeve Dibër organizuan një aktivitetet në terren në kuader të Ditës Botërore të Mjedisit 5 qershor 2016.
    Qëllimi ishte promovimi i modeleve te mira në menaxhimin e pyjeve, e drejta e menaxhimit tradicional dhe vlerat e monumenteve të natyrës në zhvillimin e turizmit rural.
  2. Bashkia e Bulqizës në bashkëpunim me fondacionin CNVP organizoi më 29 shtator 2016 aktivitetin për Ditën Botërore të Turizmit nën moton “Turizmi për të gjithë – promovim i aksesit universal“ që ka në fokus rëndësinë dhe përfitimet që turizmi ka dhe mund të sjellë për shoqërinë.
  3. Vizitë në Rajonin e Shkodrës Tetor 2016, Përfaqësues nga Bashkitë e rajonit të Dibrës (ku kishte DSC01165pjesëmarrës edhe nga Bashkia Bulqizë ), me përfaqësues të zyrës së zhvillimit te turizmit dhe zyrën e pyjeve të bashkisë së Shkodrës, ku u shkëmbyen eksperienca midis dy Bashkive.
  1. CNVP në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë në dhjetor 2016 ka vendosur 2 tabela informuese në  Vakufin e Zerqanit monument natyre i kategorisë së III-të.
  2. CNVP ka dhënë kontributin e saj në krijimin e shoqatës së pyjeve në Njësinë Administrative Shupenzë.
  3. Në dhjetor 2016 CNVP dhe Bashkia Bulqizë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ku kjo marrëveshje është një nga pikat kryesore për arritjen e disa nga prioriteve që Bashkia Bulqizë ka si qëllim për kombinim efektiv të natyrës me njeriun për të arritur në zhvillimin e qëndrueshëm të Bashkisë sonë.

Disa nga pikat që u diskutuan në takim e që u theksuan më shumë ishin asistimi i Ambasadës suedeze në menaxhimin e pyjeve e mjedisit duke krijuar një terren të favorshëm në zhvillimin e turizmit, marrjen e pyjeve në përdorim të sipërfaqeve pyjore  nga  ana e banorëve, për të përmirësuar sipërfaqet pyjore, mjedisin dhe sigurimin e të ardhurave për familjet e tyre.