Kultura e librit dhe të lexuarit mbetet një gur themeli për ndërtimin e një shoqërie
të shëndetshme. Teknologjia ka zbehur rolin e librit, ndaj duhet të bëjmë më shumë
për ta rikthyer vëmendjen ndaj tij, për t’i udhëhequr fëmijët dhe brezat e rinj drejt
leximit të librave.
Rolin për këtë e ka shkolla, familja dhe Qendrat Kulturore. Ndaj mos t’i kushtojmë
vëmendje librit vetëm në tetorin e tij, por në mënyrë të vazhdueshme.
Qendra Kulturore nën kujdesin e Bashkisë Bulqizë e ofron këtë mundësi nëpërmjet
Bibliotekës, e cila përmban një shumëllojshmëri librash. Këto libra do t’i
ndihmojnë të rinjtë jo vetëm për programin shkollor, por edhe në zhvillimin e
imagjinatës së tyre.
Biblioteka është e hapur sipas orarit 8 -16:00 .