Ekipet tona po punojnë në Zall Strikcan, Sofracan, Godvi, Peladhi ,  Valikardhë dhe Tërnove.

Po punohet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve vaditëse, të cilat do të lehtësojnë punën e banorëve të zonës dhe do të rrisin prodhimin bujqësor.
Mbi 90% e punimeve është kryer dhe së shpejti këto kanale do të jenë në shërbim të banorëve.
Kjo është hera e parë pas shumë dekadash që bëhen investime të tilla në këto zona.