Bashkia Bulqizë organizon ceremoninë e vendosjes se Përmendores së Skënderbeut. Ditën e shtunë, 27 maj 2017 ora 12:30 tek “Gurët e Skëndërbeut” në fushën e Vajkalit. Në kuadër të vendosjes së Përmendores së heroit tonë kombëtar, Bashkia Bulqizë do të organizojë programin:
09:00-11:00 Aktivitet kulturore dhe sportive nga shkollat e rrethit Bulqizë.
11:00-12:00 Shfaqja e dokumentarit “Skënderbeu dhe betejat e Vajkalit” salla e Qendrës së Kulturës Bulqizë.
12:30-14:00 Përurimi i përmendores së Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Fushën e Vajkalit.
14:30 Drekë për të ftuarit, lokal “Qetësia” (Pishat).
Le të mblidhemi të gjithë së bashku, në fushën e Vajkalit, në nder të heroit tonë kombëtar. Falenderime për iniciatorin e këtij organizimi Z. Asllan Daxha dhe disa investitorë nga Bulqiza të cilët mbështetën financiarisht aktivitetin.
Jeni të mirëpritur!