Në panairin “Ditët Dibrane dhe Matjane”, dy ditë më date 8 dhe 9 prill  nën një atmosferë të mrekullueshme ku Bashkia Bulqizë u prezantua me gatime tradicionale, me këngë dhe valle me motive të zonës.

4Vizituesit e shumtë patën mundësinë të provojnë shijet e mrekullueshme të gatimeve tradicionale të zonës së Bulqizës dhe të  ndjejnë atmosferën e krijuar nga grupet artistike nga shkolla e Gjoricës, ku performuan nxënësit e  përgatiur nga mësuesit Znj Naslie Mulia dhe Z. Hajri Alimani gjithashtu dhe performaca mbresëlënëse e fëmijëve të shkollës Zerqan, nën përkujdesjen dhe punën e mësuesit Olsi Gurra. Bulqiza nuk ka vetëm folk por edhe fëmijë të cilët studiojnë në liceun artistik “Jordan Misja” dhe në të tilla evenimente janë aty për të përfaqësuar Bulqizën.

Të pranishëm më panair ishin edhe personalitete të njohura të zonës si dhe kryetari i bashkisë Z. Melaim Damzi i cili e vlerësoi si prioritare ruajtjen e traditave dhe trashëgimisë kulturore të zonës së Bulqizës si një mundësi e sigurt për  zhvillimin e turizmit. Në këtë panair u shpalosën tradita dhe vlera të çmuara të zonës, duke ju servirur vizitorëve të shumtë pjesë nga zonat Bulqizake. Në Bulqizë nuk ka vetëm krom por ka vlera, kulturë, traditë e histori.