👉Jo më kot thonë se fëmija mund t’i mësojë të rriturit tri gjëra
të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë,
të jetë gjithmonë i zënë me diçka, dhe
të di të kërkojë me gjithë forcën atë që dëshiron.

Janë pikërisht këto gjëra që na mësuan fëmijët e ardhur nga njësi të ndryshme administrative në kampin veror që organizoi Bashkia Bulqizë.👨‍👩‍👧‍👦👌

1️⃣0️⃣ ditë të mbushura me aktivitete të shumëllojshme sociale, nga mësimet në klasa për zhvillimin e talentit të gjithsecilit💃🕺, e deri tek aktivitetet e zhvilluara në natyrë.🙆🙆‍♀️🌳

Ishte një kamp veror i mundësuar nga #BashkiaBulqizë, me mbështetjen edhe të partnerit tonë #VizionOJF për 7️⃣0️⃣ fëmijë nga anembanë Bulqizës.👫🌟☀️

Një risi, e cila do të kthehet në një traditë të përvitshme, gjithnjë e më të larmishme në brendinë e saj, ku fëmijët do të ruajnë në kujtesën e tyre momente të paharrueshme.🤗

Të nisur me moton ‘Nuk duhet arsye për të lumturuar fëmijët”, kolegët tanë meritojnë mirënjohje dhe falenderim të sinqertë për të gjithë angazhimin e tyre profesional, në këto ditë të nxehta vere.👏
#FëmijëTëLumtur
#BashkiaBulqizë🌹
#Verë2021🥰

AlbaniaUSA