U zhvillua në ambientet e Bashkisë Bulqizë ceremonia e marrjes së detyrës së Kryetares së këtij institucioni për 4 vitet e ardhshme dhe konstituimi i Këshillit Bashkiak. Ceremonia e betimit u mbajt ne date 26 qershor 2023, ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak.
Kryetarja e bashkisë Bulqizë znj.Festime Mjeshtri u betua solemnisht para Keshillit Bashkiak. Ajo theksoi se në punën e saj si Kryetare e Bashkisë Bulqizë prioritet do të jetë shërbimi ndaj interesave të qytetarëve. Ajo gjithashtu tha ne fjalën e saj se do të angazhohet për të bashkëpunuar ngushtësisht me pushtetin qëndror që Bulqiza të realizojë të gjitha projektet e premtuara e që do t’i sjellin zhvillim të qëndrueshëm.


