Në kuadër të projektit “Shëndet për të Gjithë”, Bashkia Bulqizë ka nënshkruar një kontratë bashkëfinancimi me qendrën HAP për ndërhyrjen disa në qendra shëndetësore.

Nga ky partneritet do të ndërhyhet në Dushaj, Peladhi, Gjoricë, Çerenec i poshtëm dhe Gjuras.

Kontrata u nën shkrua nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla dhe Menaxheri i projektit Dr.Besim Nuri.

“Shëndet për të Gjithë” është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i cili po zbatohet në Shqipëri që prej vitit 2015. Faza e parë e projektit e cila u zbatua nga konsorciumi i përbërë nga 3 organizata: Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale, Save the Children dhe Terre des Hommes, u finalizua në 31 mars 2019.

Faza e dytë e projektit shtrihet në afatin kohor prill 2019-mars 2023 dhe po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale përmes qendrës HAP.

AlbaniaUSA