Bashkia Bulqizë ka nisur punën për rehabilitimin e kanalit vaditës
Vajkal 1 dhe Vajkal 2 në Bulqizë. Ky projekt do të shërbejë për vaditjen e 200 ha tokë bujqësore në fshatin Vajkal, të cilat janë ndër më të mirat në pellgun e Bulqizës. 




Kanali ekzistues për ujitjen, i ndërtuar në vitin 1950, aktualisht është në gjendje të amortizuar dhe nuk funksionon në të gjithë gjatësinë e tij prej rreth 1560 metrash.
Përmes këtij investimi të rëndësishëm për infrastrukturën bujqësore, do të sigurohet vaditja e nevojshme për tre lagjet e Fshatit Vajkal

Burimet kryesore përfshijnë Liqenin e Thatë, Liqenin e Duriçeve dhe përroin e Vajkalit. Gjatë periudhës së pikut, garantohet një sasi uji prej 150-200 litra/sekondë, ndërsa prurjet mesatare, pritet të jetë rreth 120-150 litra/sekondë. 



Gjatë inspektimit në terren mbi këto punime kryebashkiakja Znj.Festime Mjeshtri kërkoi realizimin e punimeve sipas standarteve.