Bashkia Bulqizë nisi procesin e konsultimit publik
për projekt-buxhetin lokal, 2024. Gjatë këtij takimi, të njoftuar më herët me të gjitha grupet e interesit, u diskutua mbi projektet që janë në fokus të financimit nga
Bashkia për vitin e ardhshëm, duke përfshirë
infrastrukturën, arsimin, mbështetjen e shtresave në nevojë, etj.



Gjithashtu, u mbajtën shënim kërkesat e ndryshme të pjesëmarrësve, me qëllim reflektimin e tyre në fazën e fundit të rishikimit të buxhetit. Konsultimet do të vazhdojnë edhe në Njësitë e tjera Administrative, me qëllim të orientimit të projekteve aty ku është e nevojshme, për të siguruar një qeverisje sa më gjithëpërfshirëse.