
Sot, u organanizua aktiviteti për të përkujtuar 80-vjetorin e formimit të Batalionit Partizan të Dibrës në Gjoricë – një ngjarje historike e cila do të ruhet në kujtesën tonë përgjithmonë.


Aktivitetit iu bashkua Prefekti i Qarkut Dibër Z.Nexhbedin Shehu , Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Znj.Alma Selami si dhe shumë miq e dashamirës të zonës.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje, u vendosën kurora me lule në Lapidarin në qendër të Gjoricës, duke nderuar kujtimin e heronjve tanë të paharruar.