Sot në ditën e parë të hapjes së kampit veror 🤗në ambientet sportive të shkollës Shefqet Tançi në Bulqizë
#BashkiaBulqizë me mbështetjen e Vizion OJF ofrojnë drekën gjatë gjithe kohë së kampit veror.
#BashkiaBulqizë organizon kampin veror që do të zgjasë 10 ditë, dhe do të marrin pjesë fëmijë të moshave 06-11vjeç .
Ky projekt synon argëtimin e fëmijëve në një mënyrë ndryshe, duke synuar përfshirjen në aktivitete fizike.
Gjatë kësaj periudhe kampi, fëmijët do të jenë më shumë të përfshirë në aktivitete kreative, lojëra bashkëpunimi, dhe diskutime për tema të ndryshme sociale, në mënyrë që formimi dhe edukimi i fëmijëve të vazhdojë ashtu si në shkollë, por këtë herë në formë të animuar.
Punonjësit mësimorë do të kujdesen për programet me ndërthurje profesionale të aktiviteteve sportive dhe lojrave dinamike, duke shfrytëzuar gjithashtu edhe fushat e futbollit, volejbollit dhe basketbollit.
Falë natyrës piktoreske, peizazhit dhe ajrit të pastër që ka Bashkia Bulqizë, ky kamp veror do të jetë një eksperiencë e veçantë për fëmijët pjesëmarrës.