Bulqiza tashmë për herë të parë ka një Plan të Përgjithshëm Vendor (PPV), të miratuar edhe nga këshilli Bashkiak.
Ky plan parashikon zhvillimin e territorit të Bashkisë Bulqizë për një periudhë 15 vjeçare dhe tregon zonat e zhvillimit të ndara në njësi strukturore ku përcaktohen edhe treguesit e zhvillimit dhe prioritetet për çdo njësi administrative.
Një nga objektivat e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) është drejtimi i zhvillimit tw sistemit urban të banimit dhe harmonizimi i tij me 4 sistemet e tjera në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Në këtë kontekst, ruajtja, mënyra e përdorimit dhe, sipas rastit, konsolidimi i sistemeve të tjera territoriale janë pjesë e këtij objektivi. Pikërisht për qëllime planifikimi dhe menaxhimi, territori ndahet në 5 sisteme territoriale, të cilat përcaktohen në nivel makro-planifikues në Strategjinë e Zhvillimit të Territorit, dhe detajohen përmes Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores së PPV- së.
Propozimet territoriale të prezantuara në Strategjinë e Zhvillimit të Territorit të bashkisë Bulqizë, të detajuara në këtë dokument, janë reflektuar edhe në sistemet territoriale të propozuara, sipas
përcaktimeve të Rregullores së Planifikimit të Territorit (VKM nr.671).
#PPV mbështetet në disa pika kyçe për zhvillimin e Bulqizës:
Sistemet e zhvillimit strategjik;
Sistemi i infrastrukturës së transportit;
Sistemi i ndarjes së territorit sipas sistemeve territoriale;
Sisteme territoriale të propozuara;
Sistemet e propozimit të tokës;
Sistemet e fazave të zbatimit të PPV.
Zonat e rëndësisë kombëtare, të trashëgimisë kulturore dhe monumentet.

AlbaniaUSA