Lapidari i Gjoricës

🇦🇱Lapidari i Gjoricës🇦🇱
Përpjekja e drejtë dhe tradita që ka mbajtur të gjallë frymën e shqiptarëve ndër shekuj në përpjekjen për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtuesit e huaj duhet të skalitet me germa të arta në kujtesën tonë popullore.
Në përkujtim të premtimit për t’i qëndruar besnik mbrojtjes së vatanit, Kryetari i Bashkisë z.Lefteri Alla bashkë me Kryetaren e Këshillit të Qarkut Dibër, znj.Valentina Haliti , deputetin e Dibrës, z.Lavdrim Krrashi dhe drejtues të pushtetit vendor, inauguruam sot në #Gjoricë lapidarin që do të përjetësojë besën e shqiptarit, me formulën e betimit “Kushdo qoftë ai që thyen besën e fisit, katundit apo të maleve, qoftë edhe fëmija im, do të gjykohet me drejtësi”.
Ishte kjo formulë që u zbatua deri në vitin 1912 në malet e Çidhnës, Luznisë, Katër Grykëve, Grykës së Madhe, Grykës së Vogël, Muhurrit, Malit të Reçit, Malit të Dardhës dhe Bulqizës.
Lapidari u realizua nga një bashkëpunim i Bashkisë Bulqizë me Këshillin e Qarkut Dibër.

Në kuadër të 110 -vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 78-vjetorit të Çlirimit, Qendra Kulturore e Fëmijëve Bulqizë organizuan një program artistik të mbushur me këngë dhe valle.

🇦🇱28-29Nëntori🇦🇱
Në kuadër të 110 -vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 78-vjetorit të Çlirimit, Qendra Kulturore e Fëmijëve Bulqizë organizuan një program artistik të mbushur me këngë dhe valle.
Të pranishëm në këtë program artistik ishin Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, Kryetari i Këshillit Bashkiak, z.Gëzim Xhafa, Kryetari i Veteranëve z.Xhevat Jella, të cilët shijuan këtë program nga talentet e QKF Bulqizë.

Bashkia Bulqizë në Kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me bazë gjinore hapi sot zyrtarisht fushatën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

🌹Drejtoria e Shërbimit Social, Bashkia Bulqizë në Kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me bazë gjinore hapi sot zyrtarisht fushatën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
🔶Slogani për këtë vit është: “Aktivizohu për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
✅”Thyej heshtjen, raporto, denonco, thuaj jo dhunës ndaj gruas”.

Është festuar sot 100 vjetori i shkollës “Elez Koçi”, në Ostren të Madh.

Është festuar sot 100 vjetori i shkollës “Elez Koçi”, në Ostren të Madh.
Krahas Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, në këtë ceremoni morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, z.Erzen Tola, Zv.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj.Almira Xhembulla, Deputeti i qarkut Dibër, z.Lavdrim Krrashi, Drejtoresha e Arsimit Para Universitar, znj.Rezarta Alla, drejtues të drejtorive rajonale arsimore në rang vendi, shumë mësues e ish-mësues, nxënës e ish-nxënës dhe arsimdashës nga Bulqiza.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Evis Kushi, mori pjesë përmes një video-mesazhi, ku shprehu urimet të përzemërta në 100 vjetorin e shkollës së parë të Gjuhës Shqipe të hapur në këtë krahinë, që mban emrin e dëshmorit, liridashësit, rilindasit që e donte me gjithë zemër dijen dhe arsimin, patrioti gollobordas, Elez Koçi, i cili luftoi dhe u vra për lirinë e këtij vendi. “Gollobordasit kanë qenë dhe janë patriotë, shumë arsimdashës dhe kanë ecur në këtë rrugë duke mbrojtur traditat arbërore. Nga bankat e shkollës Elez Koçi kanë dalë intelektualë dhe mjeshtra që i kanë shërbyer shumë këtij vendi. Disa prej tyre kam pasur fati ti njoh nga afër dhe madje ti kem kolegë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë në punën time. Shkolla juaj ka qenë, është dhe do të jetë një vlerë e shtuar në sistemin tonë arsimor. Dhjetëra dhe qindra vajza dhe djem të Ostrenit dhe Gollobordës i mbeten mirënjohës kësaj shkolle dhe mësuesve të tyre, sepse ata i formuan dhe i dhanë atdhedashurinë, respektin për punën, respektin për njëri-tjetrin. Ndaj dhe shpreh një mirënjohje të veçantë për secilin mësues të nderuar që ka punuar dhe punon për edukimin e brezave. Gëzuar 100-vjetorin e shkollës, gëzuar festat e 28-29 nëntorit!”, u shpreh znj.Kushi në mesazhin e saj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryebashkiaku Alla tha se ndihem i nderuar dhe se e konsideron si privilegj faktin që sot ishte aty si Kryetar i Bashkisë Bulqizë, në një ceremoni që shënon 100 vjetorin e shkollës shqipe të Ostrenit të Madh. “Plot një shekull më parë, në nëntor të vitit 1922, këtu në Ostren të Madh, çeli dyert shkolla e parë shqipe, si një qendër institucionale e shtetit shqiptar prag monarkik të kohës. Bëhet fjalë për një datë me vlera të mëdha historike, pasi në qendër të Gollobordës dhe banorëve të saj arsimdashës, kjo shkollë nisi aktivitetin e saj, mësimin në gjuhën shqipe, si njësia bazë e identitetit kombëtar të të gjithë krahinës.”, tha ai ndër të tjera.
AlbaniaUSA