Diskutime, ide të reja, dhe propozime konkrete kanë ardhur nga grupet e interesit në 📍Lagjen e Re, të cilët i janë përgjigjur ftesës së hapur të Bashkisë për të marrë pjesë në procesin e #konsultimit_publik në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit për vitin 2024. 🤝
Konsultimet publike janë një mundësi e rëndësishme për qytetarët që të ndikojnë në hartimin e buxhetit të Bashkisë dhe të diskutojnë për prioritetet e shpenzimeve publike për vitin e ardhshëm.
Si mund të merrni pjesë:
1. 🔍 #Ejani në takimet e hapura të konsultimeve publike që do të zhvillohen në komunitetin tuaj (njoftimi i datës dhe vendit do të shpallet paraprakisht në faqen zyrtare të Bashkisë Bulqizë).
2. ✉️ #Dorëzoni propozimet, sugjerimet, ose komentet tuaja në lidhje me prioritetet e buxhetit të vitit 2024 në zyrën e Bashkisë Bulqizë.
Kujdesi dhe përfshirja juaj janë thelbësore për të siguruar që buxheti i vitit 2024 të reflektojë nevojat dhe prioritetet e komunitetit të Bulqizës.
Faleminderit për angazhimin tuaj të deritanishëm.
AlbaniaUSA