Ka në objektin e punës së saj mirëadministrimin e:
- 12 kopshteve
- 2 çerdheve
- 9 shkollave 9-vjeçare
- 2 shkollave të mesme
- Konviktin shkollor
- Qendrën Kulturore të Fëmijëve
Manaxhon një numër të përgjithshëm punonjësish, prej 126 persona
Ka në përbërje:
- Sektorin e Manaxhimit Financiar
- Specialist Finance
- Spcialist Finance
- Specialist
- Sektorin e manaxhimit
- Psikolog
- Specialist për arsimin parashkollor
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përgatit gjithë dokumentacionin për shpenzimet që kryhen për likuidimin e furnitorëve
- Nxjerr të gjitha llojet e situacioneve mujore të shpenzimeve dhe rakordon me Degën e Thesarit
- Nxjerr dhe përpunon me përgjegjësi statistikat që kërkohen
- Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë në plotësimin e dokumentacionit të Thesarit
- Ndjek likuidimet e shpenzimeve dhe tregon realizimin e tyre
- Përpilon urdhër-pagesën, pasi ka kontrolluar më parë dokumentacionin shoqërues që kërkon ligji
- Merr në dorëzim listë-prezencat e punonjësve dhe bën transfertat
- Kryen inventarizime për të gjitha njësitë
- Planifikon nevojat për lëndë të parë ushqimore, detergjentë, materiale të imta etj., për kopshtet, çerdhet, shkollat dhe konviktin shkollor
- Kontrollon cilësinë e shërbimit dhe mbarëvajtjen e punës në çerdhe/kop-shte dhe adreson zgjidhjen e problemeve që dalin
- Mbikqyr rregullin dhe higjienën në kopshte, çerdhe, shkolla e në konviktin shkollor dhe merr masa për përmirësimet e nevojshme
- Mbikqyr përgatitjen e suhqimit për zbatimin e menysë
- Kryen rregjistrimin e fëmijëve në kopshte e çerdhe, sipas procedurës, me dokumentacionin përkatës.