QËLLIMI I PËRGJITHSHËM 

  • Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë në të gjithë veprimtarinë e Këshillit Bashkiak, komisionet e tij, të Kryetarit të Bashkisë  dhe gjithë Administratës.
  • Ka detyrimin e zbatimit të detyrave në përputhje me ligjin dhe brenda afateve të përcaktuara.
  • Jep konsulencë juridike dhe këshillime për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, që dalin gjatë aktivitetit dhe funksionimit të drejtorive dhe sektorëve të tjerë të aparatit të administratës së Bashkisë.
  • Bën interpretimin e  bazës ligjore, kur kjo e fundit kerkohet nga punonjësit për zbatim, dhe funksionimin sa me normal të punës.
  • Mbikqyr procesin e hartimit të kontratave, ku Bashkia eshte palë.
  • Me autorizim të Kryetarit të Bashkisë, përfaqëson dhe mbron interesat e institucionit të Bashkisë në proceset gjyqsore apo konflikte të tjera me të tretët.

DETYRAT KRYESORE

  1. Ka përgjegjësi direkte për formulimin dhe zbatimin e politikës në fushën juridike, zbatimin e saj dhe arritjen e rezultateve të përcaktuara.
  2. Eshtë burimi i këshillimit për të gjitha çështjet që lidhen me këtë fushë, si dhe kontribuon në vendimmarrje për fusha dhe aktivitete të tjera, brenda institucionit të Bashkisë.
  3. Nënshkruan të gjitha projekt-aktet që dalin nga drejtoritë përkatëse brenda institucionit të Bashkisë, pasi verifikon përputhshmërinë e tyre me ligjin, ose ja delegon atë një punonjësi tjetër, specialist të fushës juridike brenda këtij institucioni.
  4. Kontribuon dhe koordinon gjithë veprimtarinë e drejtorive dhe të administratës së Bashkisë, me qëllim organizimin e gjithë kësaj veprimtarie, në mbështetje dhe brenda kuadrit ligjor, të miratuar nga institucionet kompetente.
  1. Siguron ndihmën juridike për të gjitha aktet që nxjerr Këshilli i Bashkisë, Kryetari i Bashkisë, si dhe të akteve që hartojnë drejtoritë e zyrat e këtij institucioni dhe shprehet lidhur me përputhshmërinë me ligjin të të gjitha projekt-akteve që dërgohen për miratim në Këshillin e Bashkisë.
  2. Vendos kontroll të plotë mbikqyrës për çështje ligjore në Bashki ose për çështje, të cilat Bashkia apo institucionet në varësi të saj, janë të interesuara.
AlbaniaUSA