Infrastruktura rrugore dhe ajo bujqësore janë dy nga kërkesat më të artikuluara nga komuniteti i Fushë Bulqizës
gjatë konsultimeve publike për projekt-buxhetin e vitit 2024. Në kuadër të përpjekjeve tona për të përmirësuar këto dy sektorë të rëndësishëm, bashkia ka punuar në identifikimin dhe planifikimin e projekteve të reja që synojnë të financojnë me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjatë konsultimeve publike të zhvilluara me pjesëmarrjen aktive të banorëve, kemi dëgjuar shqetësimet dhe sugjerimet e tyre 
, duke na ndihmuar të përcaktojmë prioritetet më të rëndësishme, duke përfshirë: ndërtimin e rrugëve të reja dhe sistemimin e atyre ekzistuese, me qëllim përmirësimin e lidhjes dhe aksesit ndërmjet qytetit dhe fshatrave të bashkisë sonë.


Gjithashtu synojmë të investojmë në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore për të rritur prodhimin bujqësor dhe mbështetur fermerët vendas.