Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Në mbledhje u diskutuan një sërë çështjesh dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme:
#Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike sipas skemës 6% për muajin janar 2022.
#Vendim për miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare.
#Vendim për miratimin e dhënies së bonusit të qerasë për familjarët banesa e të cilëve është djegur.
#Vendim për miratimin e dhënies së bonusit të qerasë për znj.Emanuela Xholi.
#Vendim për miratimin e parashikimit të të ardhurave të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025.
#Përmirësimi i sistemit të ujitjes në bujqësi.