Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në të cilën mori pjesë edhe kryebashkiaku z.Lefter Alla.
Në mbledhje u diskutuan një sërë çështjes dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme:
✅Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguar për muajin shtator 2021.
✅Vendim për një rishikim në vkb nr.193 datë 23.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2021”.
✅Vendim për miratim me shkrim për dhënie në përdorim të fondit pyjorë/kullosorë.
✅Kërkesë e shoqërisë Kurti Trans L&82 për ndryshim të tarifave të transportit të udhëtarëve.