Nuk zgjodhëm vetëm një shkollë, por me shumë dëshirë në disa institucione arsimore për të uruar një vit sa më të mbarë shkollor të gjithë nxënësve dhe mësuesve😍
Kryebashkiakja Znj.Festime Mjeshtri ishte sot në Gjimnazin “Arbëria”🏫, Shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi”,Shkollën 9-vjeçare “Xhevdet Doda”,Shkollën e Mesme të Bashkuar “Asllan Keta”,Gjimnazin “Rifat Manjani”, Shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Daci” si dhe Shkollën 9-vjeçare “Ahmet Cami”,nga ku përcolli urimet më të përzemërta veçanërisht atyre që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. 🎉
“Suksese dhe mezi pres të na nderoni me sa më shumë 10-ta dhe të shkëlqeni nëpër olimpiada apo konkurse që na bëjnë konkurrentë me shkollat më të mira në vend “,tha Znj.Mjeshtri në urimin e saj.
Forca dhe suksese! 💪❤️
AlbaniaUSA