Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka inspektuar nga afër punën për realizimin e projektit “Ura e Serbinit – Shtushaj”. Ky projekt po shkon tashmë drejt përfundimit të tij, duke realizuar kështu një ëndërr të vjetër të banorëve të 8 fshatrave në NjA Shupenzë.
Me përfundimin e kësaj rruge, banorët e fshatrave  Homezh , OkshatinëZogjeShtushajGjurasMazhicëBllacë dhe Kovashicë, do të mund të lidhen me rrugën kryesore në vetëm pak minuta.
Kryetari Alla e ka vlerësuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore si një prioritetet e punës së tij në krye të Bashkisë Bulqizë.

AlbaniaUSA